Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Bashkimi zyrtarizon një përforcim, njofton për dy largime

Bashkimi zyrtarizon një përforcim, njofton për dy largime


12 January, 2022 @13:01

Përmes një postimi në Facebook, klubi i Bashkimit ka njoftuar opinionin për një ardhje të re në skuadër dhe për dy largime.

Lojtari më i ri i skuadrës prizrenase është Kendrick Thompson, i cili do ta zëvendësojë të larguarin Avi Toomer.

Thompson është i gjatë 191 centimetra dhe luan në pozitën 2, ndërkohë që së fundi ka luajtur në Gjeorgji te skuadra Olimpi, ku ka pasur mesatare prej 14.6 pikëve për ndeshje.

TABELA AKTUALE

Në vazhdim të postimit, Bashkimi ka shkruar që ditëve të ardhshme do të ketë edhe një ardhje të re në skuadër, për ta zëvendësuar të larguarin tjetër, basketbollistin Immanuel King, i cili për shkaqe familjare është kthyer në ShBA.

Stinorin vjeshtor të Superligës Bashkimi e ka mbyllur në vendin e pestë, duke pasur bilanc prej 8 fitoreve e 6 humbjeve.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga