BASHKIMI

Bashkimi zyrtarizon trajnerin e ri
1 March, 2022 @15:18
Para pak çastesh, skuadra e Bashkimit e zyrtarizoi trajnerin e ri.
Trajneri maqedonas, Darko Radulovic, do të jetë në krye të skuadrës prizrenase deri në fund të stinorit.
Radulovic së fundi ishte në krye të skuadrës MZT Skopje, derisa ka udhëhequr edhe skuadrën e Vardarit.
Bashkimi ditë më parë ka larguar trajnerin e deritashëm Branimir Pavic.
Bashkimi aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 8 fitore e 12 humbje.