SARANDA DACI
Basketbollistja e Bashkimit drejt Superligës çeke
24 November, 2020 @12:33
Njëra ndër basketbollistët më të mira të Bashkimit në dy stinorët e fundit, Saranda Daci, do të transferohet në Superligën e basketbollit çek, në ekipin Slovanka MB.
Njoftimin e ka bërë të ditur KBF Bashkimi sot, ndërsa transferi i Dacit jashtë vendit shihet si një hap i madh për basketbollin e femrave në Kosovë, pasi që një gjë e tillë deri tash nuk ka qenë fare e shprehur te femrat, për të thënë e pamundur.
Derisa Daci 27-vjeçare me këtë tregon se me punë gjithçka është e mundur dhe do t’i shtyejë vajzat tjera që të marrin basketbollin më me seriozitet, KBF Bashkimi i ka uruar sukses dhe nuk i ka shkaktuar pengesa të asnjë lloji përgjatë lejimit të transferimit.
E lindur në vitin 1993 Daci është 194cm e gjatë dhe në Kosovë luan në pozitën e qendrës dhe alo-qendrës, ndërsa njihet për saktësinë e saj në shënim të pikëve.
Ajo ka qenë njëra ndër basketbollistet më meritore që Bashkimi ka fituar trofe në sezonet e fundit në basketbollin kosovar.
Përgjatë karrierës së saj në basketbollin kosovar, ajo ka qenë pjesë e të gjitha ekipeve të mëdha në vendin tonë si Penza, Prishtina e së fundi te Bashkimi.
LIGA E FEMRAVE

15 January, 2021 @19:07
Basketbollistet Da’jah Daniel dhe Alexis Tolefree janë paraqitur për regjistrim në FBK për të qenë pjesë e Prishtinës gjatë stinorit…
LIGA E FEMRAVE
15 January, 2021 @18:52
Lideri aktual i Superligës së femrave, Bashkimi, ka kthyer në skuadër dy ish lojtare. Fanellën e portokalltë këtë stinor do…
TRANSFERIMET
15 January, 2021 @17:51
Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha transferimet…
PENZA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
13 January, 2021 @20:55
Pas Arbnore Përqukut, edhe Diedona Halitaj kthehet te skuadra e Penzës. Halitaj së fundi ishte pjesë e Bashkimit dhe…
PENZA
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
13 January, 2021 @18:47
Njëra ndër basketbollistet më të mira në Ligën e Femrave, Arbnore Përquku, sot u largua nga KBF Bashkimi. Përquku…