Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAST!

Bastoret: Kosova favorite e lehtë ndaj Rumanisë

Bastoret: Kosova favorite e lehtë ndaj Rumanisë


6 September, 2024 @15:08

Fillimi i edicionit të tretë të Ligës së Kombeve, ku Kosova është në Ligën C dhe do të ndeshet me favoritin e grupit Rumaninë si vendase në Prishtinë sonte, e gjen ekipin “Dardan” në cilësi të favoritit në këtë përballje.

Përkundër se Rumania ishte pjesëmarrëse e EURO 2024 dhe së fundi ka ndërruar edhe trajnerin, duke sjellë Mircea Lucescun në detyrë të selektorit, bastorja e njohur botërore bet365 ka vendosur kuotë më të ulët për fitore të Kosovës sesa të Rumanisë.

Kjo, falë formës së mirë që ka kapur pjesa ofanzive e skuadrës së Kosovës që drejtohet nga Franco Foda, me klubet e tyre përgjatë javëve të fundit të ligave ku luajnë, në veçanti Edon Zhegrova, Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Kështu, për fitoren e Kosovës bastoret japin kuotë 2.25, për barazim kuota është vlerësuar me 3.3, kurse për fitoren e rumunëve, 3.2. Ndeshja luhet sonte në “Fadil Vokrri” me fillim prej orës 20:45, ndërsa të gjitha biletat janë shitur katër ditë më parë.

Sa i përket golave të shënuara, bastoret më shumë japin mundësi që ndeshja të kryhet me opsionin zero deri në dy gola në 90-minuta lojë, që kuotohet me 1.80. Ndërsa për tre e më shumë gola në duel, kuota është 2.

Kosova nis Ligën C të Kombeve në Grupin 2 me rivalë si Rumania, Qiproja dhe Lituania. Pas ndeshjes me Rumaninë sonte, Kosova do të udhëtojë për në Qipro, ku në stadiumin e AEK Larnacës do të luajë ndaj qipriotëve më 9 shtator.

TABELAT AKTUALE & ORARI & REZULTATET


 
Të gjitha lajmet nga