ETC SUPERLIGA
Belegu kryetar
24 August, 2013 @14:07
Erolld Belegu është kryetar i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ai ka marrë shumicën e votave në Kuvend, pasi që kundërkandidati i tij, Blerim Vuniqi, është tërhequr nga gara në ditën e Kuvendit.
Belegu ka qenë kryetar i FBK-së në periudhën para Fatmir Gashit që dha dorëheqje javë më parë.