FBK
Kryetari, zgjidhet nesër
23 August, 2013 @12:43
Blerim Vuniqi apo Erolld Belegu, kjo është pyetja. Që nesër do të bëhet i ditur kryetari i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Vuniqi i propozuar nga Bordi i FBK-së dhe Belegu i propozuar nga shumica e klubeve do t’i hynë garës për kryetar përkundër se shumë ‘lojëra’ faktesh e statutesh u bënë këto ditë gjatë fushatës së dyshes.
Duke shpresuar që çdo gjë të shkojë më së miri për basketbollin dhe basketbollistët, takimi që do t’ia nis në mesditën e nesërme, gjithsesi pritet të jetë i nxehtë.
Shumica e klubeve janë në anë të ish kryetarit Belegu, derisa Bordi i FBK-së kërkon që Vuniqi të fitojë garën, pasi që Belegu ka paralajmëruar ndërrime në staf të FBK-së.
Jeton Nixha përflitet si sekretar i ri i FBK-së, ndërsa kryetari aktual i Bashkimit, Shaqir Totaj për nënkryetar. Gjithashtu Belegu mendon ndërrimin e Komisarit të Garave, ku Tajar Rifati, pritet të zëvendësohet.