EKSKLUZIVE
Peja me supertransfer
18 August, 2013 @21:02
Ish lojtari i shumë skuadrave të mëdha europiane, Frederick House, është përforcimi më i ri i verdhezinjëve të Pejës.
House, 35 vjeçar, ka luajtur për skuadra të njohura si Partizani i Beogradit, Lietuvos Rytas nga Lituania, Tau dhe Valencia nga Spanja etj., ndërsa së fundi ka luajtur në skuadrën Texas Legends në SHBA, ku ka pasur mesatare prej 8 pikëve, 1.4 kërcimeve dhe 1.1 asistimeve për ndeshje.
Amerikani i ri i Pejës lirisht mund të thuhet se është basketbollisti me karrierë më të suksesshme që ka luajtur ndonjëherë në Kosovë, pasi ka përvojë të madhe në ligën më të fortë europiane, Euroleague.
Së bashku me House-in, numri i basketbollistëve të huaj në Pejë është rritur në dy, pasi që verdhezinjtë më parë janë përforcuar edhe me plejmekerin kroat, Vedran Moroviç.
Video
FAKT
39 ─ Është rekordi i pikëve të shënuara në Euroleague nga përforcimi më i ri i Pejës, Frederick House. House këtë gjë e ka bërë më 27 nëntor të vitit 2003 në ndeshjen ndaj Cibonës, derisa i mbronte ngjyrat e skuadrës së Partizanit nga Beogradi. |