LIMBURG TRPOHY
Kosova mbron titullin
18 August, 2013 @18:16
Përfaqësuesja U-18 e Kosovës ka arritur të mbrojë titullin e kampionit në turneun holandez, Limburg Basketball Trophy.
Ata sot kanë zhvilluar ndeshjen gjysmëfinale dhe finale duke i mposhtur kundërshtarët e tyre me lojë të sigurtë, ka njoftuar trajneri i përfaqësueses Albert Sylejmani.
Kosova ka mposhtur në finale ekipin amerikan Back 2 Basics me 20 pikë epërsi 58-38 për të ngritur trofeun në Maastricht të Holandës.
Më parë, gjithashtu sot, ata kishin mposhtur kundërshtarin belg, Gembo me 12 pikë epërsi 67-55 në gjysmëfinale.
Ky është trofeu i dytë me radhë i kosovarëve në këtë turne, të cilët përveç suksesit dhe prezentimit të denjë të vendit të tyre kanë arritur edhe të mbrojnë titullin e fituar vjet.