KRYETARI
Reagimi i klubeve!
22 August, 2013 @15:16
Gati të gjitha klubet e Superligës, Ligës së Parë dhe ato të femrave kanë dalë edhe njëherë haptazi në konferencë për shtyp duke konfirmuar përkrahjen për kandidatin e tyre për kryetar, Erolld Belegu.
Ata kanë reaguar ndaj komunikatës së djeshme të lëshuar nga FBK-ja, pasi që FBK-ja sipas statutit të vetë, nuk ka të drejtë të marrjes së vendimeve pa pasur së paku gjysmën e aëntarëve të Bordit.
“Ia rikujtojmë anëtarëve të mbetur të Bordit të FBK-së se në bazë të Statutit të FBK-së, i njëjti nuk ka të drejtë të marrjes së vendimeve, ngase neni 23 përcakton se Bordi i FBK-së përbëhet nga 13 anëtarë. Bordi i FBK-së ka vepruar në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, i cili në nenin 10 rregullon se ‘Bordi mund të marrë vendime vetëm nëse në mbledhje janë prezent më shumë se gjysma e anëtarëve të Bordit’. Më tej, ia rikujtojmë anëtarëve të mbetur të Bordit të FBK-së se pas dorëheqjeve të Kryetarit të Federatës dhe të disa anëtarëve të Bordit të FBK-së, Bordi i FBK-së nuk mund ta arrijë kuorumin prej 7 anëtarësh i cili është kusht i domosdoshëm për marrjen e vendimeve sipas akteve normative të FBK-së. Kuorum të tillë nuk ka pasur as në mbledhjen e datës 21 gusht 2013, në të cilin është marrë vendimi joligjor i kontestuar me këtë rast,” thuhet saktësisht në komunikatë.
Kandidaturën e Erolld Belegut për kryetar e përkrahin mbi 20 anëtarë të FBK-së, ndërsa kanë kërkuar nga anëtarët e mbetur të Bordit që të ndërpresin veprimtarinë për shkak të jolegjitimitetit, pasi që vendimmarjen lidhur me veprimtarinë e FBK-së duhet ta bëj Kuvendi si organi më i lartë i FBK-së.
Kryetari i ri i FBK-së duhet të zgjidhet këtë të shtunë. Deri më tani kandidatë janë: Blerim Vuniqi, i propozuar nga FBK-ja dhe Erolld Belegu, i kërkuar nga klubet.
22 PËRKRAHËSIT E EROLLD BELEGUT:
Superliga: | 1.KB SIGAL PRISHTINA 2.KB TREPÇA 3.KB DRITA 4.KB STUDENTI 5.KB VËLLAZNIMI 6.KB BASHKIMI 7.KB RTV21 8.KB PEJA |
||
Liga e Parë: | 9. KB FUSHË KOSOVA 10.KB YLLI 11.KB FORTUNA 12.KB MALISHEVA 13.KB SKENDERAJ 14.KB LYPJANI 15.KB KASTRIOTI 16.KB KOSOVA 17.KB EUROPORTI |
||
Liga e Femrave: | 18.KB SIGAL PRISHTINA 19.KB TREPCA 20.KB PENZA 21.KB KASTRIOTI 22.KB BASHKIMI |