Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DARDAN BERISHA

Berisha flet për rezultatin e thellë të ndeshjes së sotme ndaj Ponte Prizrenit

Berisha flet për rezultatin e thellë të ndeshjes së sotme ndaj Ponte Prizrenit


30 April, 2021 @19:02

Peja shënoi fitore me rezultat të thellë prej 23 pikëve ndaj Ponte Prizrenit dhe mori epërsinë në rezultat të serisë gjysmëfinale të Play Off-it me 2-1.

RAPORTI I NDESHJES

Pas ndeshjes foli kapiteni i kësaj skuadre, Dardan Berisha, i cili dha deklaratë të matur kamerës.

“Fituam me meritë. Ponte Prizreni nuk luajti me atë energji që luante sikur në Prizren. Në anën tjetër ne vërtetë ishim më të mirë dhe arritëm ta ndalim kundërsulmin sidomos në pjesën e dytë. Por kjo për ne nuk do të thotë asgjë, si të fitosh me një pikë, si të fitosh me 30, nuk ka asnjë vlerë.

Për ne është me rëndësi që fituam me meritë dhe tani duhet të fokusohemi për ndeshjen e ardhshme. Nëse humbim, atëherë mund të them se nuk kemi bërë asgjë me këtë lojë sot, sepse pastaj luhet ndeshja e pestë në Prizren. Kështu që duhet ta shfrytëzojmë përparësinë e terrenit të dielën. Kemi bërë hap të mirë për të shkuar në finale, por ende asgjë nuk ka përfunduar”, tha Berisha për Art Sport.


 
Të gjitha lajmet nga