KUPA
Besa arrin çerekfinalen, shkel Teleboysat
20 March, 2014 @22:35
Teleboysat kanë dëshpëruar përsëri.
Ata kësaj radhe janë mposhtur keq nga Besa e Pejës duke humbur me diferencë 31 pikëshe, që ka qenë fitorja më e madhe e Besës ndaj një skuadre të Superligës në historinë e re të saj.
Besa ka qenë shumëherë më e mirë se RTV 21, derisa kjo është edhe fitorja e parë e trajnerit të tyre të ri Fabian Gjuka me ekipin e ri, prej se e morri detyrën nga Boris Kurtovic.
Ndër më të dalluarit te Besa, ka qenë amerikani Nakiea Miller - që ka bërë çka ka dashur nën kosh, derisa Teleboysat nuk kanë qendër klasike.
Me këtë fitore, Besa ka kaluar në TOP 6 të Kupës së Kosovës në basketboll, ku tashmë pret fituesin e duelit ndërmjet Trepçës dhe Kastriotit për të shikuar mundësinë për të arritur në Final Four, për herë të parë.