Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LUFTA PËR TOP 6

Peja përforcohet me Jones

Peja përforcohet me Jones


20 March, 2014 @12:35

Carl Jones pritet të jetë xhokeri që Peja e ka zgjedhur për tu kualifikuar në TOP 6, apo çerekfinale të ligës ballkanike. 

Basketbollisti amerikan që së fundi ka luajtur me kampionin maqedonas MZT nga Shkupi do të bëhet përforcimi i fundit i Pejës, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit verdhezi. 

Kampionja e Kosovës me këtë, do të çojë në 5, numrin e të huajve në ekip, pas Teo Simovic, Frederick House, George Odufuwa dhe Mario Edwards. 

Jones është 180 centimetra i gjatë dhe 22 vjeçar. Më parë ka bërë karrierë edhe në Poloni me Slask ëroclaë, para se të arrijë te MZT, ku ka bërë përvojë edhe në Adriatic League. 

Përforcimi i pestë i huaj i Pejës ka zhvilluar dy ndeshje me MZT-në e Shkupit në Adriatic League ku ka pasur 5.5 pikë të shënuara për ndeshje, 0.5 asistime dhe 1.5 topa të vjedhur. 

Klubi pejan gjithashtu ka njoftuar se trajneri malazias i Pejës, Slobodan Savovic, do të vendos pas ndeshjes me Balkanin nëse Jones do të qëndrojë apo të largohet nga Peja. 

Jones nuk do të ketë të drejtë të luaj në Superligën e Kosovës, por shihet si përforcim vetëm për ligën ballkanike, që në rast të eliminimit të Pejës - më nuk do t’iu duhet verdhezinjëve, derisa në rast të kualifikimit për çerekfinale të Balkan League, me gjasë mbetet. 


Video

Stërvitjet e Carl Jones



 
Të gjitha lajmet nga Balkan League