Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEBRON JAMES

Blen shtëpinë e dytë, LeBron drejt LA?

Blen shtëpinë e dytë, LeBron drejt LA?


20 December, 2017 @15:48

Pasi e bleu një shtëpi me vlerë 21 milionë dollarë në LA në vitin 2015, LeBron James tashmë ka blerë edhe shtëpinë e dytë vetëm 3 kilometra larg shtëpisë së parë.

‘Mbreti James’ tashmë ka blerë një shtëpi tjetër me vlerë 23 milionë dollarë, duke shtuar edhe më tepër spekulimet për një transferim te skuadra e LA Lakers. Për më tepër, më herët LeBron James me bashkëshorten e tij kanë rënë në sy duke vizituar kolegje të Kalifornisë me qëllim që ta bëjnë zgjedhjen e duhur për djalin e tyre dhe kjo ishte një nga shenjat e para që James me të vërtetë verën e ardhshme mund të transferohet në LA.

Lakers, që në aspektin e lojtarëve që transferohen e largohen menaxhohet nga legjenda Magic Johnson, momentalisht ka një skuadër të re. Larry Nance Jr., Lonzo Ball, Brandon Ingram dhe Kyle Kuzma janë të gjithë nën moshën 23-vjeçare dhe për ardhjen e mundshme të Jamesit, Los Angeles duhet të përforcohet edhe më tepër, pasi që mosha e Jamesit dhe ‘etja për unaza’ vështirë se do të ishin të kënaqura në një skuadër pa yje të gatshme për të luftuar për titull. Mirëpo, kur dihet që DeMarcus Cousins dhe Paul George janë gjithashtu lojtarë të lirë verën e ardhshme, spekulimet që kjo dyshe bashkë me Jamesin të kalojnë në LA dhe bashkë me baskebollistët e rinjë premtues të luftojnë për titull, rriten. Kjo bën që vera e ardhshme të jetë me mjaft presion për drejtuesit e LA, të cilët duhet të marrin vendime të guximshme nëse e dëshirojnë në skuadër LeBron Jamesin, i cili këtë muaj mbush 33 vjet.

Përveç afrimit të mundshëm të Jamesit, drejtuesit e Lakers do të duhet të marrin vendime të rëndësishme edhe për të rinjtë e talentuar, pasi që nëse në skuadrër transferohen 2-3 lojtarë ‘All-Star’, ndonjëri nga të rinjtë premtues mund të largohet dhe kjo mund të jetë e dëmshme nëse mendohet një plan afatgjatë i suksesit.

KONFERENCAT NBA

Pa harruar që LA ka dy skuadra të basketbollit, Clippers e Lakers, spekulimet më të mëdha janë që James të transferohet te Lakers, pasi që Clippers nuk kanë shprehur asnjëherë publikisht interesim për ta transferuar superyllin e Clevelandit. Pas kalkulimeve, për ta afruar në skuadër LeBronin, Lakers duhet që të mos i zgjasin kontratat me lojtarët Brook Lopez e Kentavious Caldwell-Pope, kontratat e të cilëve skadojnë pikërisht verën e ardhshme, në mënyrë që të arrihet hapësira e mjaftueshme buxhetore për Jamesin, kurse nëse dëshirojnë edhe yje të tjerë, ‘lojtarë të lirë’ si DeMarcus Cousins e Paul George, LA duhet të shkëmbëjë edhe lojtarët Luol Deng e Jordan Clarkson.

Në anën tjetër, tashmë dihet që James planifikon që pas karrierës si lojtar të merret edhe me kinematografi, pra të jetë pjesë e filmave të Hollywoodit dhe shtëpitë e blera në LA mund të mos kenë fare lidhje me një transferim të mundshëm të ‘Mbretit’ në LA si basketbollist.

Gjithsesi, ende asgjë nuk është konkrete dhe se a do ta shohim Jamesin të kalojë në LA, mbetet ta presim verën e ardhshme!


KUPA E KOSOVËS: KERASAN-PRISHTINAeRE

Kerasani eliminon Prishtinë e Re, pranë historisë

FBK Superliga/FBK Liga e Parë

Kerasani eliminon Prishtinë e Re, pranë historisë

20/12/17 @ 14:25

REAL MADRID - VALENCIA

Dueli spanjoll i takon Real Madridit

Euroleague

Dueli spanjoll i takon Real Madridit

19/12/17 @ 22:50

FENERBAHÇE - CRVENA ZVEZDA

Fenerbahçe deklason Zvezdën

Euroleague

Fenerbahçe deklason Zvezdën

19/12/17 @ 21:49

ARIS-NYMBURK

Dardani me ekip, fitojnë në Selanik

International

Dardani me ekip, fitojnë në Selanik

19/12/17 @ 20:49

PËRMBLEDHJE

KOSOVA NË 2024!

Kosova/Analiza

KOSOVA NË 2024!

30/12/24 @ 13:30

FITORE E MADHE E GJAKOVARËVE

Vëllaznimi i shënon përsëri 100 pikë Prishtinës dhe fiton

FBK Superliga

Vëllaznimi i shënon përsëri 100 pikë Prishtinës dhe fiton

29/12/24 @ 18:52

TREPÇA SHKRIU BORËN

Trepça nuk lejoi befasi ndaj Borës këmbëngulëse

FBK Superliga

Trepça nuk lejoi befasi ndaj Borës këmbëngulëse

28/12/24 @ 21:01

VAZHDOJNË FITORET

Peja triumfon edhe në duelin e tretë të madh!

FBK Superliga

Peja triumfon edhe në duelin e tretë të madh!

28/12/24 @ 20:23

SHKRUAN: MARCA

Alex-Arnold para kalimit në Real Madrid?!

Premier League/La Liga/Transfere

Alex-Arnold para kalimit në Real Madrid?!

28/12/24 @ 10:46

FITORE MINIMALE DHE E VLEFSHME

Havertz ngrit Arsenalin në pozitë të dytë

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë

Havertz ngrit Arsenalin në pozitë të dytë

28/12/24 @ 01:20

VENDIMI I KDE-së

FFK dënon Llapin: 10’000 euro gjobë, Batatinës 4 ndeshje suspendim!

FFK Superliga

FFK dënon Llapin: 10’000 euro gjobë, Batatinës 4 ndeshje suspendim!

27/12/24 @ 19:16

LIVERPOOL NUK FAL

Salah i jashtëzakonshëm, Liverpool forcohet në krye

Premier League

Salah i jashtëzakonshëm, Liverpool forcohet në krye

26/12/24 @ 23:31

BINDSHËM MË I MIRI NË EKIP!

Muharrem Jashari zgjidhet lojtari më i mirë i gjysmëstinorit!

FFK Superliga/Kosova/International

Muharrem Jashari zgjidhet lojtari më i mirë i gjysmëstinorit!

26/12/24 @ 19:12

SERI IMPRESIVE!

E katërta me radhë, Nottingham Forest në pozitë të tretë!

Premier League

E katërta me radhë, Nottingham Forest në pozitë të tretë!

26/12/24 @ 18:32


 
Të gjitha lajmet nga