LIDERJA VAZHDON ME FITORE PARA PUSHIMIT

Foto: FBK
Bora kërkon vulosjen e kreut, mposht NewBasketin
24 February, 2023 @23:57
Në njërën ndër duelet që pritej të ishin interesante, Bora e Prishtinës ka kaluar lehtë NewBasketin e Prizrenit, duke shënuar fitore me 19-pikë dallim, 65-84, në ndeshjen ku prizrenasit ishin vendas.
Ekipi i Borës që po drejtohet nga Arben Krasniqi, pas triumfit të parë dhe historik në kuadër të Kupës së Ligës së Parë, tashmë është shumë afër që të kryejë edhe kampionatin e rregullt në këtë ligë në vend të parë, ndërsa në fitoren e sontme më të dalluarit kanë qenë Dion Haxhosaj me 10 pikë e 11 kërcime si dhe Olsi Kurtaj me 19 pikë e 5 asistime.
Te prizrenasit, që në mungesë të trajnerit Arben Elshani (i suspenduar) u drejtua nga Naser Oskaqek, vetëm Visar Ejupi ka arritur të shënojë pikë dyshifrore, duke dhënë 29 pikë për ekipin e tij.
Fitorja, bën që Bora pas xhiros XXX të Ligës së Parë të jetë në pozitën e parë me bilans 21-7 nga 28 ndeshje të luajtura, ndërsa NewBasket me 27 ndeshje të luajtura ka bilanc 17-10.
Bora do të pushojnë në xhiron XXXI, ndërsa NewBasket në tri xhirot e fundit të stinorit nuk ka pushim.