BOREA - MH PRISHTINA

Borea fiton pas 3 humbjeve rresht
18 March, 2022 @21:18
Skuadra pejane, Borea, duke e mposhtur Marigona Hill Prishtinën me rezultat 86-71, u njoftua me fitore pas 3 humbjeve rresht.
Kapiteni i Boreas, Sokol Nila, ishte koshashënuesi më i mirë me 32 pikë. Ai u ndihmua edhe nga Olsi Kurtaj me 20 pikë, 8 kërcime e 7 asistime dhe nga Valtrim Kastrati me 14 pikë e 18 kërcime.
Te MH Prishtina të vetmit me pikë dyshifrore ishin Etnik Peci me 31 pikë dhe Donat Rexhepi me 22 pikë.
Borea me këtë fitore siguron mbijetesën në Ligën e Parë, me 8 fitore e 8 humbje, derisa MH Prishtina gjendet në zonën e Play-Outit me 4 fitore e 12 fitore.