Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 1: RAPTORS - CELTICS

Bostoni me dominim total ndaj kampionit

FOTO / NBA

Bostoni me dominim total ndaj kampionit


30 August, 2020 @23:10

Skuadra e Bostonit me lehtësi e mposhti kampionin aktual Toronto Raptors me rezultat 94-112, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Konferencës Lindore.

Celtics nuk ishte në disavantazh në asnjë minutë gjatë ndeshjes dhe me dominim total kaloi 1-0 në epërsi.

Gjashtë lojtarë te keltët luajtën me pikë dyshifrore, prej tyre u dalluan Jayson Tatum me 21 pikë e 9 kërcime, Marcus Smart me 21 pikë e 6 kërcime dhe Kemba Walker me double-double prej 18 pikëve e 10 asistimeve.

Te Raptors më i miri ishte Kyle Lowry me 17 pikë, 8 asistime e 6 kërcime.

Ndeshja e dytë e serisë do të luhet më 1 shtator në ora 23:30.


 
Të gjitha lajmet nga