Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ENBL : : : BUDIVELNYK - PRISHTINA

Budivelnyk mposht Prishtinën me mbi 20 pikë dallim!

Budivelnyk mposht Prishtinën me mbi 20 pikë dallim!


26 November, 2022 @17:48

Prishtina ka nisur me humbje të thellë në debutimin e saj në ligën ENBL. Skuadra ukrainase Budivelnyk ka siguruar fitoren në cerek të tretë të ndeshjes, kur ka bërë dallim të madh në rezultat, pasi që Prishtina i bëri ballë vetëm në pjesë të parë.

Në fund, Budivelnyk fitoi me 23 pikë dallim, për përfundimtaren 85-62 [19-16, 19-13, 25-16, 22-17]. Johnny Berhanemeskel me 15 pikë ka qenë më efikasi te ekipi ukrainas, njëjtë sikurse edhe Bogdan Bliznyuk. Gjithashtu ekipi ukrainas i drejtuar nga trajneri Plekhanov ka shfrytëzuar të gjithë lojtarët në dispozicion, duke luajtur minimum secili 11 minuta tjera.

Te Prishtina Lejson Zeqiri me 15 pikë ka qenë më efikasi, ndërsa i vetmi që ka shënuar pikë dyshifrore tjetër në ekip ka qenë Derrick Wilson me 12 të shënuara. Murat Bilge shfrytqzoi nëntë lojtarë në këtë përballje, por pa efekt në rezultat, derisa lojtari me më së paku minuta ka qenë Valmir Kakruki me 15 minuta të plota.

Ukrainasit dominuan me kërcime, duke bërë 9 më shumë sesa Prishtina që kishte 29. Gjithashtu Budivelnyk kishte përqindje ndaj të lartë të trepikëshave ku shënuan 41% të tentimeve të tyre, 7/17 në total, karshi prishtinasve që gjuajtën me 26% të saktësisë, pasi që gjuajtën 4/15.


 
Të gjitha lajmet nga