PRISHTINA
Cabadak jep dorëheqje
22 February, 2014 @12:51
Tifozët e Sigal Prishtinës janë shokuar me lajmin që ka ardhur sot nga klubi prishtinas.
Trajneri turk, Ceyhun Cabadak, ka dhënë dorëheqje dhe nuk do të vazhdoj më ta drejtoj skuadrën bardhekaltër, ka njofuar klubi me anë të një njoftimi për media.
Në këtë njoftim thuhet:
“Të nderuar,
Ju njoftojmë se sapo na erdhi vendimi i kryejtranerit të deritashëm, Ceyhun Cabadak, i cili na njoftoj për dorëheqjen e tij si kryetrajner i KB Sigal Prishtina.
Vendimi i tij, sado i papritur në këtë pjesë të sezonit, në mënyrë konsesuale është pranuar edhe nga bordi i KB SIGAL Prishtina, pasi që ishte edhe vendim dhe kërkesë personale e trajnerit.
KB SIGAL Prishtina dëshiron ta falënderoj trajnerin Ceyhun Cabadak për përkushtimin e tij maksimal në arritjen e objektivave të Klubit tonë.
Cabadak filloj aventurën e tij në KB SIGAL Prishtina duke fituar Superkupën e Kosovës dhe në krye të tij, Klubi ynë momentalisht gjendet në pozitën e parë në Ligën e Kosovës si dhe në pozitën e dytë në Ligën Ballkanike.
Trajneri Cabadak gjithsesi do të mbetet si pjesë e historisë së Klubit tonë, duke qenë trajneri i parë që debutoj në garat ndërkombëtare dhe atë me fitore në një terren mjaft të vështirë si ai i Kumanovës.
KB Sigal Prishtina dhe lojtarët i dëshirojnë trajnerit suksese në të ardhmen e tij.
Faleminderit Cabadak!”.
Javë më parë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit kishte dhënë edhe kroati, Danijel Lutz, nga skuadra e Pejës.