Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJË

Calvin Godfrey - qendra e re e Pejës

Calvin Godfrey - qendra e re e Pejës


5 March, 2022 @20:33

Basketbollisti amerikan, Calvin Godfrey, është lojtar i ri i Pejës, sic njofton llogaria zyrtare e klubit në Facebook e Instagram.

Amerikani 206-centimetra i gjatë që së fundi shënon të ketë luajtur për Manisan në ligën e dytë turke të basktebollit, do të jetë pjesë e Pejës që në ndeshjen e radhës, ka bërë të ditur ekipi verdhezi.


Kush është Calvin Godfrey?

Godfrey është i lindur në Norfolk të Virgjinas së SHBA-ve, ndërsa është 31-vjecar.

Te Manisa në sezonin e kaluar Godfrey ka pasur mesatare prej 26.6 minutash për ndeshje, ndërsa ka shënuar 13.2 pikë për ndeshje, 1.7 asistime dhe 7.4 kërcime për ndeshje.

Ai gjithashtu ka pasur mesatare prej 0.7 bllokadash për ndeshje aty, si dhe 1.6 topa të rrëmbyer për lojë.

Para se të arrinte në Turqi te Manisa, Godfrey prej se ka dalë nga NCAA ka luajtur në disa liga evropiane të basketbollit.

 

Ai karrierën evropiane e nisi te Budivelnyk i Kievit të Ukrainës, për të vazhduar në Nymburk të Çekisë. Shkoi te Konya e Turqisë gjatë sezonit 2018/19 ndërsa kaloi te Kalevi letonez një stinor më vonë për t’iu kthyer Ukrainës me Khimikun në sezonin 2019/20.

Peja, që mëton trofe në fund të stinorit, deri tash ka humbur dy raste të tilla, në Superkupë dhe Kupë të Kosovës.

Lufta e shqiponjave do të vazhdojë në Ligën Unike dhe në Superligë, ndërsa edhe trajneri i ri i ekipit Marin Dokuzovski ka bërë të ditur se me kompletimin e lojtarëve skuadra do të ketë pamje tjetër, derisa që në ndeshjen e parë ai ka parë dëshirën e madhe të lojtarëve për të fituar secilën ndeshje.

“Lojtari sonte pritet të arrijë në Pejë dhe menjëherë do të jetë në dispozicion të trajnerit. Ai mund të luajë që në ndeshjen e radhës,” ka bërë të ditur KB Peja, duke e përfunduar njoftimin me Welcome Godfrey!

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga