Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRCAKTOHEN REFERËT

Çekët ndajnë drejtësinë në ndeshjen Lituania-Kosova

Çekët ndajnë drejtësinë në ndeshjen Lituania-Kosova


9 October, 2024 @13:30

UEFA-ja ka përcaktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në përballjen e Kosovës ndaj Lituanisë të shtunën. Faqja zyrtare e shtëpisë së futbollit evropian ka bërë të ditur se katërshja çeke e referëve do të jetë ndarëse e drejtësisë në përballjen Lituania-Kosova që nis prej orës 15:00 të shtunën.

Ondrej Berka është gjyqtar kryesor në këtë ndeshje, ndërsa do të ndihmohet nga anësorët Ivo Nadvornik dhe Matej Vicek. Gjyqtar i katërt është gjithashtu çek, Ondrej Pechanec.

TABELA, REZULTATET DHE ORARI

Kosova, nga dy ndeshjet e para të Grupit 2 të Ligës C të Kombeve ka fituar 3 pikë, pasi që në ndeshjen e parë u mposht nga Rumania në Prishtinë, ndërsa fitoi duelin si mysafir ndaj Qipros në Larnaca.

Në tetor, Kosova udhëton në Lituani, ndërsa pret Qipron në “Fadil Vokrri”.

Berka nuk është se ka ndonjë përvojë të madhe në futbollin ndërkombëtar, kurse në faqen e tij në ëikipedia figurojnë tre ndeshje ndërkombëtare të gjykuara, Sllovakia-Kili (miqësore) dhe Azerbajxhani-Estonia (kualifikime për EURO 2024). Berka është refer i ri, 36 vjeç.


 
Të gjitha lajmet nga