ISTOGU - MH PRISHTINA

Çereku i tretë vendimtar, Istogu fillon me fitore
13 October, 2021 @17:36
Skuadra e Istogut e hapi stinorin e ri në Ligën e Parë me fitore, duke e mposhtur Marigona Hill Prishtinën me rezultat 89-81.
Pjesa e parë kaloi me rezultat të ngushtë, por dallimi u bë në çerekun e tretë, ku Istogu shënoi 21 pikë e pësoi 11 pikë.
Labinot Kelmendi ishte më i dalluari te Istogu me 27 pikë e 9 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Andi Kabashi me 13 pikë dhe Dardan Maxharaj me 12 pikë të tjera.
Te MHP Eliot Peci me 31 pikë dhe Arbnor Haliti me 20 pikë shkëlqyen, por nuk mjaftoi për fitore.
Në xhiron e dytë Istogu takohet me Dardanët, kurse MHP e pret Vëllaznimin.