Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - AKADEMIK

Pas pauzës 4 vjeçare, Prishtina rikthehet me humbje në BIBL

Foto: KBPrishtina/fb

Pas pauzës 4 vjeçare, Prishtina rikthehet me humbje në BIBL


12 October, 2021 @20:50

Dy herë kampioni i Ligës Ballkanike, Prishtina, pas pauzës 4 vjeçare, rikthehet në Ligën Ballkanike me humbje, duke u mposhtur me rezultat 85-94 në favor të Akademik Plovdiv.

Skuadra bullgare e nisi ndeshjen me një seri prej 4-0, derisa Prishtina u këndell dhe me seri prej 6-0 dhe shënimeve të Lejson Zeqirit, e mbylli çerekun e parë me rezultat 31-19.

Akademik në çerekun e dytë me një seri prej 12-0 e afruan rezultatin në një pikë, por pjesa e parë u mbyll me rezultat 48-46 në favor të Prishtinës.

Ritmi i lojës i Prishtinës në çerekun e tretë u ngadalsua dhe epërsia kaloi te Akademiku.

Akademiku e kontrolloi ndeshjen edhe në 10 minutëshin e fundit dhe kështu e mposhti Prishtinën në ndeshjen e parë në Ligën Ballkanike.

Dachon Burke me 26 pikë ishte më i miri te Prishtina, derisa u ndihmua edhe nga Lejson Zeqiri me 21 pikë e 8 kërcime.

Me pikë dyshifrore te Prishtina luajtën edhe Jan Palokaj me 12 pikë dhe Nicholas Tomsick me 11 pikë.

Te Akademiku më i dalluari ishte Tomislav Minkov me 26 pikë.

Ndeshja e dytë e Prishtinës do të jetë kundër skuadrës nga Maqedonia KK TFT.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League