EDIN KËRVESHI
Çereku i tretë, vendimtari!
6 October, 2013 @21:51
Trajneri i skuadrës së Bashkimit, Edin Kërveshi, pas humbjes së thellë ndaj Pejës, është deklaruar shkurtimisht duke thënë se çereku i tretë ishte vendimtar në humbjen e ekipit të tij.
”Çfarë të them?! Patëm një rënie drastike me 26-4 në çerekun e tretë dhe kjo ndikoi te morali i lojtarëve, me ç‘rast edhe e humbëm lojën. I uroj Pejës fitoren dhe i dëshiroj suksese,” tha trajneri prizrenas.
Bashkimi në ndeshjen e parë kampionale u mposht si vendas nga kampioni aktual, Peja, me epërsi prej 39 pikëve, pranë rezultatit 91-52.