SUPERLIGA
Prishtina tepër e fortë për Dritën
6 October, 2013 @20:46
Skuadra fituese e Kupës dhe Superkupës së Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka shkatërruar Dritën në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në basketboll të zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.
Prishtina ka qenë shumë më e mirë se Drita dhe këtë e ka vërtetuar në çdo aspekt të lojës duke e bërë dallimin që në fillim të çerekut të dytë të lojës kur filluan krijimin e diferencës.
Ceyhun Cabadak i dha rast të gjithë lojtarëve të paraqiten, ku asnjëri nga lojtarët nuk mbeti pa shënuar pikë pasi që u fut në lojë.
Më i miri te Prishtina ishte amerikani Tay Waller me 21 pikë të shënuara, derisa pas tij erdhën edhe Alban veseli me 17 si dhe Fisnik Rugova me 13 pikë.
Në anën tjetër te ekipi humbës, Joe Mincey shënoi 17 pikë, derisa asnjëri nga basketbollistët tjerë të Dritës nuk arriti të kalojë pragun e 10 pikëve të shënuara.
(Statistikat individuale do të postohen më vonë.)
REZULTATI, Sipas çerekëve
Sigal Prishtina - Drita | 21-15; 56-29; 82-46 dhe 108-56 |