BASKETBOLL
Besa dhe RTV 21, hapin stinorin
5 October, 2013 @10:26
Kampionja e Ligës së Parë të Kosovës, Besa dhe ish kampionja e kësaj lige, RTV 21, do të kenë rastin ta dëgjojnë fishkëllimën zyrtare të Superligës, duke ia bërë sefte edhe topave të ri të stinorit të ri.
Besa, ish-Studenti, tani më ka të katër huajt në ekip dhe me trajnerin Boris Kurtovic po tenton të bëj çudi në Superligë.
Përkundër se në ndeshjet miqësore ata dukej se ende nuk ishin mësuar mirë me trajnerin e ri, ditët e fundit shpresat te Besa janë rritur mjaft.
Në anën tjetër, RTV 21, si senzacion i stinorit të kaluar nuk mendon fare që do të ketë problem në Pejë. Ekipi i Adin Adinovicit është duke stërvitur një kohë të gjatë bashkë, ndërsa vetëm i huaji i fundit është përafruar vonë, derisa baza e ekipit ka muaj që ushtron bashkë.
Gjyqtarët e këtij takimi do të jenë treshja: Arbnor Rifati, Fisnik Ramadani dhe Atdhe Goçaj, derisa vëzhgues Nexhdet Hoxha.
Ndeshjet tjera të Superligës zhvillohen nesër, ku takohen: Bashkimi-Peja, Sigal Prishtina-Drita dhe Kastrioti-Trepça.
SUPERLIGA, Sonte
19:00; Karagaç - Pejë; | Besa-RTV 21 | Gjyqtarë: Arbnor Rifati, Fisnik Ramadani dhe Atdhe Goçaj; |