BALKAN LEAGUE
Prishtina në TOP 6 të Balkan League
2 October, 2013 @21:48
Në prezentimin e bërë për Sigal Prishtinën në faqen e Balkan League, anëtari i bordit të fituesit të Superkupës, Arben Fetahu, është treguar modest duke thënë se sukses do të llogaritet arritja në TOP 6 të Balkan League.
Duke treguar se basketbolli është sporti më i popullarizuar në Kosovë si dhe numrin e madhe të trofeve të një klubi me traditë si Sigal Prishtina, Fetahu, ka thënë se viti i parë në gara ndërkombëtare do t’i ndihmojë ekipit që e përfaqëson ai në zhvillim e tutje.
“I dëshiroj sukses të gjitha ekipeve dhe le të fitojë sporti,” ka thënë në fund Fetahu në prononcimin e tij të botuar në faqen zyrtare të Balkan League.