Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA FINALS

Ndërrim i formatit të finales

REUTERS

Ndërrim i formatit të finales


1 October, 2013 @12:16

Drejtuesit e NBA-së janë duke planifikuar që të ndërrojnë formatin e ndeshjeve finale të NBA-së këtë stinor. 

Në Play-Off formati i ndeshjeve ka qenë 2-2-1-1-1, ndërsa finalja është luajtur në formatin 2-3-2. E prej këtij stinori pritet që edhe finalja të luhet në formatin e ndeshjeve tjera të Play-Offit, pra mos të ndërrohet në 2-3-2. 

Formati 2-3-2 është përdorur nga viti 1985. Vendimi përfundimtar lidhur me këtë plan pritet të mbahet kah mesi i këtij muaji. 

(Shembull i formatit: Miami Heat - Los Angeles Lakers. (2-3-2) 2 ndeshjet e para te ekipi që ka përfunduar më mirë stinorin e rregullt (Heat), pastaj 3 ndeshjet tjera te ekipi tjetër (Lakers) dhe në rast të mospërfundimit të serisë ka vazhduar me 2 ndeshje tjera te Heat. E njejta vlen edhe te formati 2-2-1-1-1; Heat merr 2-shen e parë, pastaj Lakers, e me radhë te njëra-tjetra derisa një skuadër t’i arrijë katër fitore)


 
Të gjitha lajmet nga NBA