NBA
Kobe nuk nxiton
30 September, 2013 @13:45
Kobe Bryant, i cili me 12 prill, në ndeshjen kundër Golden State Warriors, ishte lënduar nga tetiva e akilit, deklaroi se nuk është caktuar ende data e rikthimit të tij në parket.
“Po ndihem shumë mirë, por me të vërtet, rikthimi im nuk dihet, më duhet që të hy në formë. Nuk mendojë se më nevojitet shumë kohë për këtë. Gjatë tërë karrierës, nuk e mbajë në mend se trupi im ishte i gatshëm 100% për stinor, prandaj një përqindje prej 70 apo 80 më mjafton,” tha Black Mamba.
Sipas raporteve mjekësore të klubit, Kobe, gjatë vrapimeve, peshën e trupit është duke e ngarkuar 75% tek këmbët dhe është duke pritur me padurim që të luaj.
“Gjatë fazës së rehabilitimit, duheni të jeni më të zgjuar dhe të shkoni me hapa të sigurta, tani pika kryesore për mua është fuqia. Terapia që e bëra deri më tani, më ndihmoi shumë, Mund të them se pjesa më e vështirë është kryer,” kështu u shpreh super ylli Bryant.
Kobe, është duke kaluar stinorin e 18-të në NBA dhe vështirë se mund të luaj në ndeshjet miqësore parasezonale të Lakersit që do t’ia nisë me 5 tetor.
Ndërsa stinori 2013/14 i NBA-së, fillon me 29 tetor.