BALKAN LEAGUE
Ndërrohet sistemi i garave në Balkan League
2 October, 2013 @14:15
Pasi që skuadra nga Mali i Zi, Mornar, ka vendosur që të mos marrë pjesë në Balkan League këtë stinor, liga ka marrë vendim që të ndërrojë sistemin garues.
Kështu Balkan League do të vazhdojë me nëntë ekipe derisa sistemi garues do të luhet në formë lige të përbashkët ku çdonjëra do të luaj kundër tjetrës skuadër si vendase dhe mysafire.
Pra Sigal Prishtina dhe Peja do të luajnë 16 xhiro në Balkan League, ku pas kësaj dy vendet e para do të sigurojnë Play-Offin, derisa skuadrat prej vendit të tretë deri në të gjashtin do të luftojnë për gjysmëfinale të Play-Offit.
Xhiroja e parë e Balkan League fillon në mes të këtij muaji ku Sigal Prishtina i shkon mysafir Kumanovës, derisa Peja Kozuvit.
Skuadrat pjesëmarrëse në Balkan League janë: Balkan dhe Levski nga Bullgaria, Galil Gilboa nga Izraeli, Peja dhe Sigal Prishtina nga Kosova, Kozuv dhe Kumanova nga Maqedonia, Teodo nga Mali i Zi dhe Craiova nga Rumania.