FERIZAJI
Kolovrat në Kastriot
3 October, 2013 @15:47
Qendra kroate 207 centimetra i gjatë, Milan Kolovrat, është përforcimi i ri i Kastriotit të Ferizajit.
Kolovrat që më parë ka veshur fanellën e Trepçës në Kosovë, që në ndeshjen e parë ka të drejtë loje për Kastriotin dhe do të luaj pikërisht kundër ish ekipit të tij.
Kastrioti fitoi të drejtën për të marrë pjesë në Superligë, pasi që Vëllaznimi i Gjakovës, u tërhoq për shkak të mungesës së mjeteve financiare për të përballuar Superligën.
Kolovrat do të jetë i huaji i dytë te Kastrioti pas Bryce Cartwrightit. Ndërsa ferizajasit më parë nënshkruan me vendorët si: Mustafë Merovci, Hekuran Binxhia dhe Besnik Podvorica.