KENAN SPAHI
Spahi, 6 pikë ndaj Oklahomas
5 October, 2013 @19:47
Talenti kosovar, Kenan Spahi, sot ka përjetuar njërën ndër sfidat më të rëndësishme në karrierën e tij basketbollistike.
Spahi me skuadrën e tij Fenerbahçe Ulker, është përballur ndaj njërës prej skuadrave më të forta në NBA, Oklahoma City, ndërsa kjo e fundit shënoi fitore me rezultat 81-95 në ndeshjen që u zhvillua në Stamboll.
Kosovari 18 vjeçar në këtë ndeshje mbeti në fushë për 21:58 minuta dhe gjatë kësaj kohe realizoi 6 pikë dhe një kërcim.
Më i miri i këtij takimi ishte padyshim superylli, Kevin Durant, i cili luajti me 24 pikë, 8 kërcime e 3 asistime, derisa Bojan Bogdanovic ishte më i dalluari tek humbësit me 19 pikë.