Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 6: MAVS - CLIPPERS

Clippers eliminon Dallasin, pret kundërshtarin

FOTO / NBA

Clippers eliminon Dallasin, pret kundërshtarin


31 August, 2020 @8:55

Los Angeles Clippers e mposhti Dallas Mavericksin edhe në ndeshjen e gjashtë të serisë me rezultat 97-111 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.

Dyshja Kawhi Leonard dhe Paul George ishin të pakapshëm në këtë ndeshje. Ata ishin shumë afër shifrave magjike triple-double. Leonard shkëlqeu me 33 pikë, 14 kërcime, 7 asistime e 5 topa të vjedhur, kurse George me 15 pikë, 9 kërcime e 7 asistime.

Në anën tjetër përsëri është vërejtur mungesa e yllit letonez Kristaps Porzingis, derisa nuk mjaftoi performanca prej 38 pikëve, 9 kërcimeve e 9 asistimeve të Luka Doncicit.

Los Angeles Clippers e fitoi serinë me rezultat 4-2. Në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore do të përballet me fituesin nga dueli Utah Jazz-Denver Nuggets.


 
Të gjitha lajmet nga