Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ MË TË MIRËVE NË KOSOVË

Courntey Fells në kategorinë e dytë kroate

Courntey Fells në kategorinë e dytë kroate


31 August, 2022 @16:38

Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të sezonit të kaluar në Superligën e Kosovës, amerikani Courtney Fells, është bërë anëtar i ekipit të Rijekës në basketboll, që garon në kategorinë e dytë të basketbollit kroat.

I huaji i dytë i ekipit

Fells 35-vjeçar ka arritur marrëveshje një-sezonale me ekipin e Kvarnerit nga Rijeka, ndërsa ai aty bëhet i huaji i dytë, pasi që ekipi në fjalë më parë ka regjistruar edhe boshnjakun Marko Damjanovic për këtë sezon.

Courtney Fells

Trajneri i njohur i ekipit

Përndryshe, Kvarner drejtohet nga ish-trajneri i Bashkimit, Vëllaznimit e Pejës në Kosovë, Branimir Pavic, ndërsa stinori i ri i Prva Liga (kategori e dytë e basketbollit kroat) ende nuk ka filluar.

Kujtojmë, Fells kishte ardhur së pari te ekipi i KB Prizrenit ku shkëlqeu, ndërsa më pas u bë anëtar i KB Pejës në pjesën e dytë të stinorit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga