Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PEJA

Dardani lëndohet, Rahoveci mposhtë edhe Pejën

Foto: KB Rahoveci / Facebook

Dardani lëndohet, Rahoveci mposhtë edhe Pejën


19 December, 2020 @18:56

Dueli mes dy kryesuesve të tabelës në Superligën e Kosovës në basketboll, sonte i ka takuar Rahovecit.

Skuadra vreshtare sonte me lojë bindëse dhe me plot meritë triumfoi me rezultat 86-77 ndaj Pejës. Për Rahovecin kjo ishte fitorja e pestë rresht në Superligë.

TABELA AKTUALE

Rahoveci epërsinë e kishte që nga fillimi. Duke e mbyllur çerekun e parë 25-16 dhe të dytin më pas 27-15, vreshtarët shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi 21-pikëshe.

Më pas, përkundër që Peja luajti më mirë, epërsinë e krijuar në pjesën e parë, rahovecianët e menaxhuan mirë deri në fund dhe kështu e mbyllen këtë përballje me fitore.

Isaiah Traylor me 30 pikë, 7 kërcime e 6 asistime dhe Marvin Jones me 24 pikë, 3 kërcime e 1 asistim ishin më të mirët te Rahoveci sonte, kurse te Peja Drilon Hajrizi me 29 pikë, 17 kërcime e 5 asistime dhe Robert Cartwright me 18 pikë, 4 kërcime e 4 asistime ishin më të dalluarit.

Për shkak të një lëndimi të pësuar, Dardan Berisha te pejanët sonte luajti vetëm 15 minuta, ndërkohë që shënoi vetëm 2 pikë. Serioziteti i lëndimit të tij nuk dihet ende.

Pas 9 ndeshjeve, të dyja skuadrat në fjalë kanë bilanc të njëjtë dhe pikë të barabarta. Përballjet direkte mes tyre deri më tash janë 1-1, kurse me koshaverazh momentalisht më mirë qëndron Peja.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga