Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - PEJA

Dardani shkëlqen, Peja mposht Prishtinën

Dardani shkëlqen, Peja mposht Prishtinën


18 September, 2021 @20:58

Skuadra e Pejës që po drejtohet nga trajneri Semsettin Bas, ka shënuar edhe fitoren e dytë të stinorit në Superligë, duke e mposhtur rivalen e vjetër Prishtinën, te shtëpia e kësaj të fundit.

Edhe pse vendasit ishin në epërsi përgjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, me lojën e treguar në çerek të fundit Peja ka përmbysur gjithçka për të dalë triumfuese nga ndeshja, që u arrit me rezultat 83-90 [25-22, 21-18, 20-24 dhe 17-26].

Dardan Berisha u tregua lojtar i ndeshjes sonte, duke shënuar 30 pikë në përballje me saktësi 50 përqind për tri pikë, duke shënuar katër herë nga tetë tentimet e tij.

TABELA AKTUALE

Ai dhuroi edhe pesë asistime për bashkëlojtarët dhe pesë kërcime, për të kapur topin nën kosh.

Pos tij, u dallua edhe Arian Qallaku që dha 19 pikë, ndërsa Henrik Sirko kreu ndeshjen me double-double prej 14 pikëve dhe dhjetë kërcimeve.

Jan Palokaj

Te Prishtina më i miri sonte u tregua amerikani Wendell Mitchell. Ai luajti me 29 pikë e nëntë kërcime, ndërsa 21 pikë tjera i dha Lejson Zeqiri që bëri edhe shtatë kërcime.

Me këtë fitore, Peja shkon te bilansi 2-0 pas dy xhirove të para të stinorit në Superligë, ndërsa Prishtina përjeton humbjen e parë dhe tash është në bilans 1-1.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga