Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALJA: PRISHTINA - YLLI

Dardani shkëlqen, Prishtina në finale!

Dardani shkëlqen, Prishtina në finale!


9 December, 2022 @19:02

Prishtina e Murat Bilges ka arritur finalen e Superkupës së Kosovës, duke e mposhtur kampionin aktual dhe ekipin më në formë të Superligës, Yllin, 82-75 [19-18, 20-14, 19-17, 24-26].

Dardan Berisha ka shkëlqyer si kapiten sonte, derisa ka shënuar 28 pikë, 5 asistime e 3 kërcime në fitoren e ekipit të tij, për t’i dërguar ata në finale dhe në luftë për trofe!

17 pikë shënoi Dustin Thomas, ndërsa ndihmoi gjithashtu me 3 asistime e 4 kërcime. Lejson Zeqiri dha 16 poena sonte.

Te Ylli i Adis Beciragicit, përkundër mundit, nuk ka ndihmuar 31 pikëshi i Rashun Davisit, që bëri edhe 5 asistime e 5 kërcime shtesë. Henrik Sirko dha 12 të tjera, por pamjaftueshëm për fitore.

Prishtina në finale të Superkupës së Kosovës pret fituesin e duelit Trepça-Bashkimi, ndërsa Ylli me këtë humbje eliminohet nga gara.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës