Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INFORMATI NR. 1 I SUPERKUPËS

Për çerekfinale, Bashkimi e Peja dënohen me nga 800, Prishtina e Trepça me nga 200 euro

Për çerekfinale, Bashkimi e Peja dënohen me nga 800, Prishtina e Trepça me nga 200 euro


12 December, 2022 @13:58

FBK ka publikuar Informatorin Nr 1 të Superkupës që përfshin ndeshjet çerekfinale të turneut që përfundoi dje, ndërsa ndër dënimet e skuadrave janë Bashkimi, Peja, Prishtina dhe Trepça.

Bashkimi dhe Peja janë dënuar me nga 800 euro në total (200 euro + 600 euro) për ndeshjen mes tyre, sipas Neneve 49.4 dhe 49.10. Ndërsa Prishtina dhe Trepça kanë marrë dënimet prej 200 eurove për shkelje të Nenit 49.10.

Derisa Neni 49.4 ndëshkon hedhjen e gjësendeve të forta që mund të shkaktojnë lëndime të rënda, Neni 49.10 ndëshkon për ndezjen e mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes.

Këto ngjarje nga tifozët e ekipeve përkatëse kanë ndodhur në ndeshjet, Peja-Bashkimi, si dhe Prizreni-Prishtina e Trepça-Rahoveci.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës