Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARRESTIME!

Pas Superkupës, Policia e Kosovës arreston 5 të dyshuar për huliganizëm!

Pas Superkupës, Policia e Kosovës arreston 5 të dyshuar për huliganizëm!


16 December, 2022 @18:01

Përmes një komunikate të lëshuar, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 5 persona të dyshuar për pjesëmarrje në turmë që kryen veprën penale - huliganizëm.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, janë identifikuar 5 persona të dyshuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) që operon në rajonin e Prishtinës dhe kanë identifikuar: A. B. 30-vjeç, A. B. 25-vjeç, K. R. 31-vjeç, B. M. 33-vjeç dhe F. T. 29-vjeç.

Tre prej tyre, pas intervistimit me vendim të lëshuar nga prokurori janë dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë, ka bërë të ditur ndër të tjera Policia.

Mëposhtë,

njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Police

Arrestohen pesë persona të dyshuar për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.
Me datën 11.12.2022, rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta,  me ç ’ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.
Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Informacion shtesë:
Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP), që operon në rajonin e Prishtinës, ka punuar intenzivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me incidentin dhe dëmin e konsiderueshëm që është shkaktuar në rastin e sipër shënuar.
Pas ekzaminimeve, veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave është bërë ri-cilësimi i veprës penale në  Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.
Vepër kjo për të cilën hetuesit e NjHP-së,
kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë 5 perona të dyshuar :
- A.B. mashkull, 30 vjeç dhe
-A.B. mashkull, 25 vjeç,
K.R, mashkull, 31 vjeç,
B.M, mashkull, 33 vjeç, dhe
F.T, mashkull, 29 vjeç,
tre prej të cilëve, pas intervistimit me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Nga ana e hetuesve, në vazhdimësi janë duke u ndërmarr veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës