SUPERKUPA: PRISHTINA - TREPÇA
Zbrazet salla, pjesa e dytë vazhdon pa tifozë
11 December, 2022 @18:44
Pas incidentit me tifozë gjatë pjesës së parë, pjesa e dytë mes Prishtinës dhe Trepçës është vendosur që të luhet pa tifozë.
Pasi skuadrat shkuan në zhveshtore pas pjesës së parë, salla është zbrazur, me të dyja tifozëritë që janë larguar nga salla pas intervenimit të policisë.
Tash, pjesa e dytë do të luhet pa shikues të pranishëm në sallë.