Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAN SEVIM

Mbrojtja ishte mirë, por sulmi…

Foto: FBK

Mbrojtja ishte mirë, por sulmi…


15 December, 2022 @16:51

Trajneri i Pejës, Can Sevim, në deklaratën e tij dhënë pas humbjes ndaj Yllit, ka thënë se ekipi i tij humbi ndeshjen për shkak të një kërcimi. Një top nën kosh e vendosi duelin, ndërsa ka lëvduar mbrojtjen e ekipit.

“Luajtëm mbrojtje të mirë dhe nuk lamë kundërshtarin të shënojë shumë, por në sulm nuk ishim të suksesshëm. Kishim rast ta fitonim ndeshjen. Një top i fituar nën kosh ndërroi lojë. Kur fitorja ishte në dorën tonë, i shkoi atyre…,” ka thënë ndër të tjera Sevim.

Peja tashmë ka bërë 13 ndeshje këtë stinor, ndërsa kjo është humbja e tretë e tyre në Superligë, karshi 10 fitoreve që i kanë. Këtë fundjavë, verdhezinjtë i shkojnë Rahovecit në konak.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës