Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAGON FBK

FBK pritet të marrë masa të rënda për incidentin në finale të Superkupës

Foto: FBK

FBK pritet të marrë masa të rënda për incidentin në finale të Superkupës


11 December, 2022 @20:22

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka dënuar ashpër dhunën dhe huliganizmin e shfaqur në finalen e Superkupës së Kosovës, që u luajt sonte në Prishtinë në mes të Prishtinës dhe Trepçës.

Menjëherë pas fundit të ndeshjes në Pallatin e Rinisë e të Sportit në Prishtinë, FBK-ja ka bërë të ditur se do të merr masa që do të shkojnë deri në zhdukjen e huliganizmit.

Mëposhtë, reagimi i plotë i FBK-së:

FBK dënon ashpër dhunën dhe huliganizmin në basketboll
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dënon ashpër dhunën dhe huliganizmin në basketboll
.
FBK ka bërë të gjitha përgatitjet në lidhje me Superkupën e Kosovës dhe sidomos ndeshjen finale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Para kësaj përballje është mbajtur edhe një takim me Policinë e Republikës së Kosovës, ku është marrë vendim që të largohen të gjitha ulëset VIP, kemi krijuar tampon zone mes tifozerive, e kemi përgatitur planin operativ për ardhjen dhe largimin e tifozerive, si dhe janë angazhuar forca te mjaftueshme të Policisë dhe sigurimit privat.
Dënojmë fuqishëm dhunën e shfaqur në takimin e finales Sigal Prishtina-Trepça dhe do të bëjmë të gjithë përpjekjet që këto skena të mos përsëriten asnjëherë në basketbollin e Kosovës
Ne kemi ndaluar udhëtimet e tifozëve mysafirë në Superligë dhe do të vazhdojmë me masa tjera, deri në zhdukjen e huliganizmit, që nuk ka vend në sportin tonë të dashur dhe që kemi derdhur dhe po derdhim shumë ndjersë.
FBK do të analizojë ndeshjen e sotme dhe do të marrë masat e nevojshme.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, është ftuar të hënën për të raportuar para institucioneve rreth incidentit të fundit.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës