Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 3 I SUPERKUPËS

Pas incidentit, finalistët dënohen me nga 2 mijë euro, Prishtinës një ndeshje pa shikues!

Fotot: FBK

Pas incidentit, finalistët dënohen me nga 2 mijë euro, Prishtinës një ndeshje pa shikues!


14 December, 2022 @11:53

Komisioni i Garave të FBK-së ka publikuar në faqen zyrtare të FBK-së edhe Informatorin e tretë të Superkupës së Kosovës, që u përshkua me shumë incidente.

Përballja mes Prishtinës dhe Trepçës bëri që thuajse të gjitha instancat relevante të reagojnë për dhunën e shfaqur në ndeshje nga publiku.

Supercup Kosova

Ndërsa pas shqyrtimit të të gjitha raporteve, KG ka marrë vendim që të dënojë Prishtinën dhe Trepçën me nga 2 mijë euro, si dhe t’ia suspendojë terrenin për një ndeshje pa shikues bardhekaltërve që fituan Superkupën.

Suspendimi i terrenit të Prishtinës ka ardhur për shkak të ndezjes së mjeteve piroteknike në parket, apo në afërsi, që shkakton ndërprerje të ndeshjes mbi 15-minuta që mund të vazhdohet! Sipas Nenit 49.12 kjo dënohet me një ndeshje pa prezencë të shikuesve.

Plisat, Prishtina

Ndërsa dënimet nga 2 mijë euro, secila skuadër i ka marrë për shkelje të Nenit 49.4 (600 euro), 49.7 (400 euro) dhe 49.9 (1000 euro).

Neni 49.4 thotë: Hedhja e gjësendeve të forta që mund të shkaktojnë lëndime të rënda dhe dënohet me 600 euro.

Neni 49.7 thotë: Animi dhe sjellja josportive e shikuesve ndaj policisë, sigurimit, institucioneve, FBK-së, etj. dhe dënohet me 400 euro.

Kurse Neni 49.9 thotë: Largimi në teshatore pas vërejtjes së parë nga gjyqtari i parë (5-minuta) dhe dënohet me 1 mijë euro.

Torcida, Trepca

Kështu, Prishtina e Trepça tash nga finalja kanë 2 mijë euro dënime, nga gjysmëfinalja Prishtina 1 mijë euro, Trepça 200 euro, ndërsa nga përballjet çerekfinale të Superkupës të dyja nga 200 tjera shtesë!

Në total si ekip, pa llogaritur dënimet për gabime teknike, Prishtina për tri ndeshje të Superkupës ka marrë 3 mijë e 200 euro, ndërsa Trepça 2 mijë e 400 euro.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës