AMERIKANI

BOROZANI/Erdis Driza
Dawson në Francë
26 August, 2015 @12:35
Mark Dawson, që ndihmoi Bashkimin në dy periudha të Superligës së Kosovës, ka arritur marrëveshje me ekipin nga liga e dytë franceze, St Clement, ka bërë të ditur Eurobasket.com.
Dawson ka pasur mesatare prej 21.5 pikëve për ndeshje, 12.5 kërcimeve dhe 2.7 asistimeve në ndeshjet e fundit të tij të zhvilluara në Superligë me ekipin prizrenas.
Alo-qendra 32 vjeçare amerikane tashmë në CV-në e tij basketbollistike do të shtojë edhe Francën, pas aventurave në Kinë, Qipro, Gjermani, Greqi, Izrael, Liban, Sllovaki, Slloveni e Kosovë.
Ai dy herë ka qenë gjysmëfinalist me Bashkimin në Superligë, në vitet 2013 dhe 2015.