BASHKIMI

Efthimios Tsakaleris duke u munduar ta bllokojë basketbollistin e Panathinaikosit, Kostas Kaimakoglou
Bashkimi me përforcim grek
25 August, 2015 @19:58
Skuadra e Bashkimit, e cila sivjet do të garojë në Ligën Ballkanike, po vazhdon të përforcohet në mënyrë që të jetë e denjë në këtë ligë.
Ekipi prizrenas pasi e kompletoi transferimin e Gerti Shimës dhe të Granit Rugovës, ka përforcuar radhët e veta me basketbollistin grek, Efthimios Tsakaleris.
Kush është Tsakaleris?
Përforcimi më i ri i Bashkimit është 26 vjeçar dhe me 207 centimetrat e tij do ta mbulojë pozitën e qendrës në ekipin prizrenas.
Ai ka përvojë të konsiderueshme në kampionatin grek duke luajtur me skuadra të njohura si Panellinios, PAOK, Aris dhe Panelefsiniakos. Madje me ekipit e PAOK-ut gjatë stinorit 2011-12 ka pasur paraqitje edhe në ligën e dytë më të fortë në Europë, Europcup.
Tsakaleris suksesin më të madh në karrierë e ka arritur gjatë vitit 2009, kur ishte shpallur kampion i Europës me përfaqësuesen U-20 të Greqisë, pjesë e së cilës kanë qenë edhe basketbollistë tashmë të njohur si Kostas Sloukas, Kostas Papanikolaou, Vlantimir Giankovits etj.
Mesatarja e statistikave me skuadrat e mëparshme në kampionatin grek
PAOK (2011-12) | 14 ndeshje | 1.8 pikë | 1.7 kërcime |
Aris (2012-13) | 18 ndeshje | 1.7 pikë | 1.6 kërcime |
Aris (2013-14) | 16 ndeshje | 3.6 pikë | 2.3 kërcime |
Panelefsiniakos (2014-15) | 19 ndeshje | 2.0 pikë | 1.7 kërcime |