I HUAJI I PARË

Peja zyrtarizon Delicin
25 August, 2015 @16:16
Qendra kroate Nenan Delic është përforcimi i parë i huaj i Pejës për stinorin e ri.
Delic, që ka qenë pjesë e Splitit dhe disa ekipeve europiane do t’i bashkohet ekipit më 1 shtator, kur fillojnë stërvitjet e skuadrës seniore.
Ai është 210 centimetra i gjatë dhe njihet për precizitet, ka bërë të ditur faqja zyrtare e ekipit pejan pak më parë.