MITROVICË

David Pellom, në stërvitje/ Foto: Michelle Rattinger
Trepça, me dy përforcime të huaja!
26 August, 2015 @12:24
Trepça e Mitrovicës, që do të drejtohet nga kroati Neven Plantak këtë stinor në Superligë, në radhët e veta ka angazhuar dy përforcime amerikane.
Fjala është për David Pellom dhe Trevor Berkeley, ka bërë të ditur Eurobasket.com sot.
Pellom, është alo 201 centimetra i gjatë, që së fundi ka luajtur për Los Mochis në ligën meksikane duke shënuar 21 pikë për ndeshje dhe 8 kërcime për ndeshje.
Në anën tjetër, Berkeley, ka qenë pjesë e Eurobasket Summer League ku ka treguar aftësitë e tij.
Trepça pret që në muajin e ardhshëm të ketë të renovuar komplet palestrën Minatori dhe t’i kthehet folesë, prej nga me Plantakun në krye kërkon t’i kthehet majes së basketbollit vendor.