Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI

Deondre Ray lojtar i ri te Vëllaznimi, debuton ndaj Bashkimit

Deondre Ray lojtar i ri te Vëllaznimi, debuton ndaj Bashkimit


24 January, 2021 @16:19

Para pak çastesh dhe pak para duelit ndaj Bashkimit, Vëllaznimi ka zyrtarizuar playmakerin e ri të skuadrës, Deondre Ray.

Basketbollisti amerikan që vjen nga Teksasi i SHBA-së, së fundi ka qenë pjesë e ekipit sllovak Rieker, ndërsa është 196cm i gjatë dhe mund të luajë në pozitat 1-2 e edhe 3.

deondre ray

Ray, që do të debutojë sonte ndaj Bashkimit në duelin që Vëllaznimi e luan në Sezai Surroi, së fundi ka pasur statistika prej 34 minutash për ndeshje mesatarisht te MBK Rieker sllovak, ku ka shënuar 13.4 pikë për ndeshje, 2 asistime për ndeshje dhe 5 kërcime për ndeshje.

Më parë, Ray ka luajtur edhe në ligën rumune të basketbollit, pasi që ka dalë nga kolegji Cameron i SHBA-së.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga