NË SEZAI SURROI
Derbi i shtyer, të shtunën
16 March, 2016 @13:48
Derbi i rivalëve të vjetër ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, që i takonte xhiros së XX të Superligës është përcaktuar të zhvillohet të shtunën me fillim në ora 19, ka bërë të ditur sot FBK-ja përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj.
Sigal Prishtina ka mposhtur këtë stinor 2 herë Bashkimin, derisa Bashkimi ka një fitore përballë tyre.
Sigal Prishtina është në pozitën e dytë në Superligë aktualisht, ndërsa Bashkimi i treti.