GRUPI E

euroleague.net
Derbi i Stambollit i takoi Fenerit
2 April, 2016 @0:22
Dy gjigantët e basketbollit turk, u përballën në xhiron e 13 të TOP 16shit në Euroleague.
Fenerbahçe, e përfundoi ndeshjen duke e kontrolluar deri në fund, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 90-86 në favor të kanarinëve të Stambollit.
Italiani, Luigi Datome, shkëlqeu me 24 pikë e 7 kërcime, ndërsa në anën tjetër, mundi i Thomas Heurtelit, i cili e dirigjoi skuadrën e tij me 13 asistime, nuk mjaftuan për Anadolu Efesin.
Fenerbahçe e kishte siguruar Play Offin disa javë më parë, derisa ka bilanc prej 11 fitoreve dhe pësoi vetëm dy herë në Grupin E, kurse Anadolu Efesi, është duke luftuar për pozitën e katërt që e dërgon në Play Off, aktualisht gjendet në pozitën e pestë.