XHIROJA XIX
Derbi, Trepça-Bashkimi
21 March, 2014 @10:17
Trepça-Bashkimi që luhet në mesditën e të dieles në Vushtrri në palestrën Jeton Tërstena është padyshim derbi i xhiros së XIX të Superligës.
Skuadra mitrovicase e udhëhequr nga spanjolli i palodhshëm Israel Martin, ka shënuar fitore dy herë ndaj Bashkimit në vjeshtë dhe tash prizrenasit kërkojnë që të shfrytëzojnë krizën e të gjelbërve për të shënuar fitoren e parë ndaj tyre.
Ekipi i portokalltë nga Prizreni, sikurse edhe Trepça, kanë synim vendin e tretë në tabelë - që llogaritet si pozitë ideale pasi që dyshja Sigal Prishtina e Peja nuk ka mundësi të arrihen.
Trepçës në mesjavë i është larguar krahu Alvaro Calvo, për shkak se nuk morri pagë aty, por Martin ka mbajtur në ekip qendrën Jan Orfila, që vazhdon të luaj mirë.
Ekipi i Edin Kërveshit në anën tjetër ende nuk ka bindur me lojë të mirë dhe do të kenë punë tejet të vështirë t’ia dalin ndaj mitrovicasve, por ata shumë mirë e dinë se çka duhet bërë atje për fitore.
Në ndeshjet tjera të xhiros, Sigal Prishtina lidere dhe Peja kampione aktuale, nuk do të kenë punë të vështirë ndaj Kasrtiotit, përkatësisht Besës, derisa janë të koncentruara në betejat me bullgarë në Balkan League.
Tabela aktuale, para xhiros XIX.
Orari i xhiros XIX:
12:00 e diel, Jeton Tërstena, Vushtrri | Trepça-Bashkimi | Përballjet e stinorit: Trepça-Bashkimi 2-0 | Gjyqtarë: Azem Hoxhaj, Hektor Grezda dhe Vllaznim Rraci. |
18:00 e diel, Karagaç, Pejë | Besa-Peja | Përballjet e stinorit: Besa-Peja 0-2 | Gjyqtarë: Xhelal Mumini, Atdhe Goçaj dhe Fitim Gashi. |
19:00 e diel, Bill Clinton, Ferizaj | Kastrioti-Sigal Prishtina | Përballjet e stinorit: Kastrioti-Sigal Prishtina 0-2 | Gjyqtarë: Faton Kurshumlija, Daut Mehmeti dhe Isa Prebreza. |
19:15 e diel, 1 tetori, Prishtinë | RTV 21-Drita | Përballjet e stinorit: RTV 21-Drita 0-2 | Gjyqtarë: Hajredin Zeka, Xhavit Beqiri dhe Dren Pudarolli. |